Shkrumbohet banesa nga flakët në Dibër, nuk gjendet 17-vjeçarja

283

Një banesë në fshatin Guri i Zi nëDibrës është djegur plotësisht. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30.

Pas ndërhyrjes së policisë, me ndihmën e banorëve të fshatit u bë e mundur izolimi i flakëve, raporton Lapsi.al

Burime nga policia bënë me dije se banesa i përket shtetasit G.T, dhe si pasojë e zjarrit ajo është djegur plotësisht. Të njëjtat burime pohuan se shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Sakaq, mësohet se vajza e të zotit të banesës, shtetasja O.T, rreth 17 vjeçe sipas deklarimeve të komshinjve në momentin e ngjarjes është larguar e frikësuar dhe është fshehur.

Policia po vijon kontrollin përreth zonës për gjetjen e saj.

/bulqizaime.al/