Shkatërrohet organizata shqiptare më e fuqishme e Ballkanit, në pranga dhe biznesmenë

239

Trafikimi i 1.5 ton kanabis sativa drejt Italisë kaë çuar në pranga edhe 3 grekë të njohur. Dy janë vëllezër, biznesmenë dhe i treti është një avokat nga Pireu. Kështu raportojnë mediat greke, sipas të cilave bashkë me ta janë arrestuar edhe 2 shqiptarë, trafikantë mjeshtra.

9 veta janë të akuzuar për trafik droge, rreth 1.5 tonë kanabis qe u gjetën në Itali. Mes tyre është një avokat nga Pireu, dy vëllezër nga një familje biznesmenësh nga Athina, si dhe dy shqiptarë mjeshtra tashmë në trafikun e drogës me skafe të fuqishëm që i përkisnin disa kompanive offshore.

Sipas gazetës greke “Free Press”, kjo është një nga organizatat më të fuqishme të trafikimit të drogës në trekëndëshin Shqipëri-Itali-Greqi.

Dy shqiptarët e transportonin drogën ndërmjet Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë, që më pas ta shisnin në Europë. Me 7 Prill, pjesëtarë të organizatës shkarkuan mallin në brigjet italiane por u ndjekën dhe u arrestuan në jug të Peloponezit në Greqi. Sipas autoriteteve Italiane, vlera e mallit shkonte tek 10 milion euro.

Pasi u be një hetim nga autoritetet greke, u verifikua se organizata kishte blerë një parking në Athinë, ndoshta për larje parash. Gjithashtu po verifikohet nëse pjesë të lekëve përfundonin tek ‘koka’ më të mëdha në Shqipëri.

Gjithsej në pranga janë vendosur 4 grekë dhe 5 shqiptarë.