Rritet interesi për turizmin kulturor, 40 % më shumë vizitorë ne kala dhe muze

466

Pasuritë kulturore të Shqipërisë kanë nisur të çmohen gjithnjë e më shumë nga të huajt, teksa shihet se numri i vizitorëve në qendrat kulturore muze dhe kala është rritur me 40 për qind vitin e kaluar sipas të dhënave të INSTAT.

Nga të dhënat mbi trashëgiminë kulturore, numri i vizitorëve në parqet arkeologjike, muze dhe kala është rritur respektivisht me 10,0 % më 2014, 17,0 % më 2015  dhe 40,0 % më 2016.

Të pasionuarit pas trashëgimisë kulturore që përbënin një pjesë të madhe të ofertës turistike në vendet e Lindjes se Mesme dhe Afrikë, për shkak të destabilizimit që ka e përfshirë këto rajone janë në kërkim të destinacioneve të reja. Vitin e fundit  numri i turistëve në Shqipëri është shtuar shumë edhe për shkak të pasurisë që shfaqi Turqia vitin e kaluar.

Në themel të tureve agjencitë turistike kanë vënë atraksionet e natyrës dhe monumentet e kulturës, kalatë, amfiteatrin e Durrësit, Butrintin  etj. që këtë vit kanë qenë më të populluara se kurrë.

Agjencitë turistike shprehen se Shqipëria mbetet një destinacion i pazbuluar i turistëve europiane në aspektin kulturor.

Rrallë gjen një vend tjetër në Europë që ofron qytetërim të shekujve VII-VIII para erës tonë me çmimet kaq të lira. Në këtë drejtim unik mbetet Butrinti, i cili është një qytet me arkitekturën e para erës sonë që vjen deri në ditët e sotshme pas asnjë ndërhyrje.

Apolonia dhe amfiteatri Durrësit janë po aq me histori se objektet e Romës së lashtë.

Por ashtu si edhe shumë sektorë edhe trashëgimia kulturore e vendit nuk është mirëmenaxhuar është dëmtuar nga ndërtimet pa leje dhe nuk është zhvilluar dhe marketuar për t’iu ofruar turistëve vlerat e vërteta që ato i mbartin.