“Cristiano Ronaldo do të bëhet sërish baba”, lajmi është konfirmuar nga mediat angleze. Ylli portugez pritet të bëhet me dy pikë, por jo nga e dashura e tij aktuale Georgina.
Nëna mendohet së është një zonjë nga Amerika, e cila si në rastin e djalit të parë do të mbetet enigmë. Binjakët do të mbërrijnë në shtëpinë e futbollistit menjëherë pas lindjes së tyre.
“Ronaldo mendon se ky është momenti i duhur për t’i dhuruar djalit të parë Cristiano Junior dy vëllezër të vegjël”, shkruan e përditshmja “Sun”.
Cristiano ka një djalë 7-vjeçar, nënën e të cilit e ka paguar 12 milionë euro që të mos tregojë identitetin e saj.