Rama zbardh detaje nga takimi i djeshëm: I hapëm krahët, por s’kishim kë të përqafonim…

420

Nga Korça aty ku zhvilloi një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë kryeministri Rama u shpreh se 3 vite më parë vendi ishte i zhytur në prag falimentimi dhe e zhytur në borxhe.

 “Kam besuar gjithmonë se të aktivizohesh dhe të bashkohesh një ideje dhe një programi nuk do të thotë të bëhesh politikan, por do të thotë të bësh gjera që i vetëm nuk i bën dot. Sot ka shumë arsye për tu bashkuar dhe për të qenë më shumë se asnjëherë tjetër me PS që të çojmë përpara idenë tonë se ky vend mund të bëhet.

Sot jemi në një moment që është në udhëkryq, pasi 3 vite më parë ne gjetëm një Shqipëri që ishte ne prag falimentimi dhe e zhytur në borxhe. Ne gjetëm arkën e shtetit bosh. Ne gjetëm një mal borxhesh në sektorin e energjisë. Gjetëm një Shqipëri ku krimi ishte ulur këmbëkryq. Gjetëm një Shqipëri ku për 25 vite u tha klub më klub dhe oborr më oborr se ky vend nuk bëhet, por sot ne po bëjmë shtet”-tha Rama.

Rama foli edhe për negociatat e djeshme me Bashën dhe negociatorët McAllister dhe Fleckenstein.

“Shkuam në tavolinë për të biseduar pa kushte. Në tavolinë gjetëm vetëm të huaj. Kreu i PD-së nuk ishte fare në tavolinë. Kishte shkuar në një dhomë tjetër.

Na thanë planin për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe e pranuam. Por na thanë se donin edhe shtyrjen e zgjedhjeve se PD-ja nuk është gati dhe lëshimin e ca ministrave. Ne i thamë se mund t’i diskutojmë këto, por më parë të votohet vetingu. Pa vetingun s’bisedohen këto.

Ne dje i hapëm krahët, por s’kishim kë përqafonim se nuk na erdhi Luli”, tha Rama.