Rama thirrje Bashës: Të ulemi ballë për ballë dhe të gjejmë zgjidhje

334

Sapo ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentr të Partisë Socialiste, në selinë e kësaj partie dhe menjëherë pas përfundimit kryeministri Edi Rama i bëri thirrje edhe një herë kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për dialog pa kushte.

Rama komentoi po ashtu edhe vendimin e LSI për lënien e mandateve duke thënë se qeveria është përgjegjësi dhe se PS nuk do të heqë dorë për sa kohë është e mandatuar nga populli.

“Ky proces ku jemi futur, është një proces realisht historik, pasi BE na pret për t’u ulur në tavolinë, dhe për të negociuar anëtarësimin. Shqipëria dhe shqiptarët presin çlirimin e drejtësisë nga gjyqtarët e prokurorët e korruptuar. Procesi i vettingut është jetik për Shqipërinë që duam. Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që kemi që të dialogojmë së bashku me opozitën pa e kthyer në një lojë kungulleshkash. Dhe pa vënë kkushte të ulemi në tavolinë dhe të diskutojmë ballë për ballë për të gjetur zgjidhje për çka opozita kërkon, brenda kornizën kushtetuese.

Unë e konsideroj qeverinë përgjegjësi, dhe detyrat qeverisë i shoh si përgjegjësi dhe jo privilegje nga të cilat i ke dhe heq dorë. Nga kjo përgjegjësi ne nuk mund të heqim dorë për sa kohë jemi mandatuar nga populli. Nga ana tjetër, çdo gjë në funksion të adresimi në Kodin Zgjedhor të çdo lloj shqetësimi që mund të ketë opozita në bashkëpunim me OSBE./ODIHR dhe për ço mekanizëm të që mund të krijohet në funksion të forcimit të garancive psikologjike për opozitën, pasi në këndvështrimin tim nuk ka nevojë, për këtë duhet të ulemi”, tha Rama.