Rama: PD ka fituar vetëm kur kemi qenë të ndarë, iku ajo kohë

320

Kryeministri Rama ka folur ditën e sotme në një miting në afërsi të Sheshit “Skënderbej” me të rintjë që votojnë për herë të parë.

Rama u shpreh se PD ka fituar përballë të majtës vetëm kur kjo e fundit ka qenë e përçarë.

Rama paralajmëroi një të majtë të bashkuar edhe në zgjedhjet e 18 qershorit, duke nënkuptuar kështu rinovimin e koalicionit PS-LSI.

“Ata nuk kanë fituar kurrë kur ne kemi qënë të ndarë. Ata kanë përçarë dhe kanë sunduar, por ajo kohë ka ikur. Ashtu sikurse ka ikur edhe koha, kur pushteti i popullit merrej dhuratë.

Sepse sot kryetari i PD-së, ka një parti që e ka marrë dhuratë. Mbasi drejtoi për 4 vjet bashkinë, e drejtoi fjala që bie. Pasi e ktheu bashkinë në konvikt për militantët e tij. E mori dhurat nga ata që e grabitën për të.

Përpara se të vinte në bashki, mori dhuratë Ministrinë e Jashtme dhe u fali Greqisë detin. Pastaj mori Ministrinë e Transportit ku e bëri një zullum.

Dhe pastaj Ministrinë e Brendshme ku vrau 4 persona aty ku ka ngulur çadrën”, tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154651267796523/