Rama: PD e ka braktisur e gjithë Europa!

382

Kryeministri Edi Rama është i bindur se lidershipi i PD-së tashmë është braktisur nga e gjithë Europa dhe miqtë e SHBA-ve.

Në komunikimin e tij javor, kryeministri është shprehur se Letra e eurokomisionerit Johannes Hahn është një fakt i patjetërsueshëm, se tashmë PD ka mbetur e vetme në një çadër, që është ngritur për të mos votuar dhe çuar përpara vettingun dhe reformën në drejtësi.

Sipas Ramës, vettingu do të jetë i miratuar pas përfundimit të zgjedhjeve dhe krijimit të qeverisë e opozitës së re të vendit. Me kalimin e vettingut, ka deklaruar Rama, Shqipëria shumë shpejt do të hapë negociatat me BE-në.

“Letra e komisionerit europian drejtuar qytetarëve shqiptarë ishte një moment kulmor në marrëdhëniet mes popullit tonë dhe Europës. Të mos harrojmë se Hahn është zv.drejtori i partive të djathta popullore në BE.

Dua tju them se jo vetëm në letrën e komisionerit por edhe në të gjitha kontaktet me BE-në mesazhi është shumë i qartë, zbatimi i vettingut do të vendosë fatin europian të Shqipërisë.

Bllofi i PD-së me idenë e marrë se po nuk hyri në zgjedhje ajo Shqipëria do të mbetet prapa, nuk ka funksionuar. PD po humbet terren, vetë qytetarët po e braktisin lidershipin e tyre të vjetër…

Ndërsa jashtë vendit i janë prerë të gjitha kontaktet serioze, lidershipi i asaj partie i ka humbur të gjithë kontaktet serioze, askush nuk merret më me PD-në e mbetur në mes të bulevardit, nuk ka mbetur kancelari në botë pa e kuptuar që PD është barrikada e fundit në mbrojtje të historise se vjeter.