Rama: Në rast se unë përdor drogë, Xhafa ka torturuar njerëz

315

Akuzat e shpeshta të ish kryeministrit Berisha se Rama merr drogë, duket se kanë lënë shenjë tek psiqika e kryeminsitrit aktual.

I pyetur nëse ishte i sigurt nëse Fatmir Xhafa kishte qenë një torturues gjatë regjimit komunist Rama u shpreh se ishte i sigurtë 100% dhe me retorikë ia ktheu gazetares Eni Vasili “Ju mund të më thoni që unë mund të jem i droguar, por unë nuk jam i droguar”- deklaroi Rama ndërsa qeshi edhe me veten kur foli 100 % i sigurtë për atë që nuk është aspak e sigurtë por e kundërta.

Sepse gjuha shkon gjithmonë aty ku dhemb dhëmbi…