Rama i turret Blushit: Ulërin si karrocier i dehur, smira ta verbon shikimin!

343

Beteja verbale në Kuvend ndërmjet Kryeministrit dhe deputetit Ben Blushit ka vazhduar gjatë. Rama i ka dalë në mbrojtje ministres Lindita Nikolla duke iu vërsulur Blushit me këto fjalë:

“I turresh me një ulërimë prej karrocieri të dehur ndaj ministrës së Arsimit, ulërimë e turpshme nga dikush që i thotë vetes “Liber”. Dhe vjen këtu e akuzon si Saliu! Përsërit të njëjtën akuzë si Saliu! I bën jehonë qytetarit dixhital të Saliut!

Dhe e dini për çfarë do mbahen mend kjo ministre? E vërteta është se një mësuese gjimnazi dhe drejtoreshë gjimnazi është ajo që tregoi në historinë e këtyre 25 vjetëve se reforma në arsim mund të bëhet dhe e bëri!

Ndërsa zotëria do të mbahet mend si ai që shkurtoi bankat; të tjerat i di vetë!

Ti Blush u çuditë nga disa të vërteta shumë të thjeshta që janë vetëm një informim për marrëdhënien tënde me socialistët dhe me punën.

Për ne, se është një, se janë dy apo se janë 242 Sali, nuk ka problem. Dhe në vendin tënd do të vija këtu t’i kërkoja falje, për fyerjet që i bëre si karrocier i dehur, se përsa i përket shpifjes, ke kohë që je futur në atë hulli dhe s’del dot.

Ti vetëm ke shpifur. I ke akuzuar të gjithë për çfarë të thotë ty mendja dhe çfarë dëgjon nga qytetari dixhital i Saliut!

Këtu ka vetëm një të zezë: Cmira jote që të verbon shikimin dhe të zgjidh gjuhën! Dhe vjen na tregon politikanin e ri që do të dërrmojë partitë e vjetra! Je një mbeturinë kpd-je.”