Rama i përgjigjet LSI-së: Pushtet merr, përgjegjësi s’mban

204

Kreu i PS-së, Edi Rama ishte sot në urën Vajgurore ku ka kritikuar dhe ironizuar LSI-në. Ai ka folur për domosdoshmërinë e qeverisjes vetëm pa koalicione.

Rama tha se forca më e madhe mban gjithmonë përgjegjësi, ndërsa aleatët bëjnë kritikuesin me mesazhe gjysmë shantazhuese dhe gjysmë kritikuese.

“Forca më e madhe e ka përgjegjësinë. Se në fund edhe për gjërat që nuk funksionojnë për shkak të partive të vogla, përgjegjësia na bie ne. Partitë e vogla marrin nga pushteti ctë duan por përgjegjësi nuk marrin.

Përkundrazi kanë luksin që bëjnë edhe kritikuesin me mesazhe të kamufluara me gjysmë shantazh dhe gjysmë kritik konstruktiv. Sepse nuk kanë përgjegjësi. Përgjegjësia bie mbi forcën e parë”, tha Rama.