Rama-Basha kanë gati ligjin: Televizionet të transmetojnë falas reklamat e partive politike

316

Marrëveshja Rama-Basha parashikon një sërë ndryshimesh ligjore për zgjedhjet. Së fundi raportohet se do të miratohet një ligj që detyron televizionet në vend, përfshi edhe ato private, që të transmetojnë falas reklamat politike të partive gjatë fushatës elektorale.

Për momentin s’ka ende shumë detaje rreth këtij projektligji që natyrisht nuk do të kalojë pa debate, pasi s’ka asnjë konsultim publik me grupet e interesit.

Opozita rikthehet në Kuvend pas tre muajsh bojkot, për të votuar vettingun, ministrat e rinj të propozuar prej saj dhe disa ndryshime të tjera ligjore që janë pjesë e marrëveshjes PD-PS.