Rama: Ata që janë në çadër, duan ta bëjnë shtetin çadër

268

Kryeministri Edi Rama, gjatë shpërndarjes së certifikatave të legalizimit në Shkodër, foli për protestën e opozitës.

Kreu i qeverisë deklaroi se “ata që janë futur në çadër, duan ta bëjnë shtetin çadër”.

“Në çadër janë ata që në mars të vitit 1997 e patë vetë se çfarë i bënë shtetit. Ata, kur nuk e kanë pushtetin, i vënë flakën vendit që ta marrin atë, ndërsa kur e kanë, e çmontojnë shtetin”, tha Rama.

Kryeministri sulmoi edhe Bashkinë e Shkodrës, duke thënë se është “shembull për gjumë”. “Nga Bashkia e Tiranës, gjumi është transferuar në Shkodër tashmë”, tha Rama.

/ Top Channel