Propozimi i Bashës: Sistemi zgjedhor, 100 deputetë dhe mazhoritar i pastër

288
Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se nuk ofron asnje zgjidhje per krizen ekonomike ne vend./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, where has accused Prime Minister Edi Rama, it offers no solution to the economic crisis in the country.

Duke folur në ‘çadrën e lirisë’, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë edhe një propozim se si mund të jetë sistemi i ri zgjedhor në Shqipëri. Sipas Bashës, Republika e re nuk ka nevojë për 140 deputetë, por vetëm për 100 të tillë.

Gjithashtu Basha foli edhe për sistemin e ri zgjedhor. Sipas tij, çdo qytetar duhet ta njohë deputetin e vet, duhet ta dijë se kush e përfaqëson. Në këtë mënyrë Basha shprehet për një sistem mazhoritar të pastër.

Ja çfarë deklaroi sot Basha:

“Kjo është Republika e Re që në projektin e saj kryesor ka transferimin e pushtetit nga partitë te qytetarët. Sot partitë vendosin kush ju përfaqëson, prandaj ato nuk ju përfaqësojnë se besnikëria e deputetit nuk është ndaj qytetarëve, por ndaj deputetit të partisë. Ky është një gabim i përbashkët, ku PD ka përgjegjësinë e saj për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Në Republikën e Re ku nuk ka 140 deputetë, nga të cilëve 120 nuk u dëgjohet zëri për asnjë ditë në 4 vjet.

Në Republikën e Re ku do të mjaftonin 100 deputetë, çdo deputet do të ketë zonën e tij elektorale, qytetarët për t’u përgjigjur vetëm para tyre. Harroje zonën, harroji qytetarët dhe e shikon ç’të punojnë qytetarët me votë.

Ky është mekanizmi që siguron lidhjen e vetme me demokracinë. Deputeti do ta ketë fatin të lidhur vetëm me qytetarët. Kështu do të shmangim këtë skenar të zymtë, ku kemi një parlament fasadë”.