Plagosen 5 minatorë në Klos, 3 prej tyre nisen me urgjencë drejt Tiranës

479
Miniera e Bulqizës. Foto nga interneti

5 minatorë janë plagosur në minierën e Shëngjunit në Klos, ndërsa ishin duke punuar në galeri.

Sipas Policisë së Shtetit mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit. Grupi i punëtorëve që po punonin për hapjen e tranverbangut që e lidh me Minierën e Bulqizës, gjatë punës, dy prej tyre kanë rënë në kontakt me një minë të pa plasur, e cila  ka shpërthyer  dhe  për pasojë janë dëmtuar edhe tre punëtorë të tjerë që ndodheshin në këtë front.

3 prej të plagosurve janë nisur me urgjencë në drejtim të Tiranës, ndërsa dy të plagosurit e tjerë po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin e Burrelit.

Nderkohë, Kompania AlbChrome njofton se ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit në Traverbankun e Klosit ka ndodhur një avari në të cilën janë aksidentuar 5 punonjës.

Ne deklaraten e kompanisë thuhet se nga kompania janë marrë masat e menjëhershme për të bërë trajtimin e duhur mjekësor të të lënduarve, të cilet pasi janë dërguar në spitalin rajonal të Burrelit, është konstatuar nevoja që 3 prej tyre të dërgohen në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Menjëherë këta 3 punonjës janë dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas ekzaminimeve, konstatohet që aktualisht të 3 punonjësit janë jashtë rrezikut për jetën.