Përveç teatrit në Burrel pati edhe gjak, goditet lojtari i Kamzës (FOTO)

510

Përmbysje, tension, gjak, qindra tifozë dhe dhjetëra forca speciale. Burreli-Kamza i kaloi kornizat e një ndeshjeje normale, duke pasur parasysh ngjarjet pas sfidës së një jave më parë.

Pas barazimit në takimin e kaluar, Kamza dje ka fituar 2-1 duke ruajtur sërish diferencën me Besëlidhjen. Malindi dhe Ymeri brenda tre minutash me goditjet e tyre me kokë kanë zhvlerësuar golin e Mëllugjës të shënuar në pjesën e parë me 11-metërsh.

Luart Lame i gjakosur

Në fund të pjesës së parë, kur Lame i miqve po linte fushën e lojës, është goditur me gurrë në kokë nga tifozët duke i shkaktuar të çarë. Në fund, trajneri i Burrelit Ritvan Kulli dhe zëvendësi i tij, Eduard Tanushi, kanë dhënë dorëheqjen duke mos sqaruar arsyet e vendimit.

Duhet thënë se në fraksionin e dytë, trajnerët e Burrelit nuk kanë lëvizur nga pankina, duke shkaktuar edhe irritimin e tifozëve. Ndërkohë, në këtë ndeshje kishte një prani të madhe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Pamja e tyre krijonte ndjesinë e një arene “lufte” e jo një ndeshje futbolli.

/D, Kurti, panorama Sport/