Parlamenti voton ministrat e rinj teknikë të Qeverisë Rama

263

Parlamenti ka votuar emërimin e ministrave të rinj teknikë të Qeverisë Rama që janë propozuar nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Gjatë seancës së sotme të jashtëzakonshme parlamentare, u votua shkarkimi i ministrave dhe i zv/Kryeministrit dhe u emëruan ministrat e rinj.

1-Zv/kryeministri Niko Peleshi shkarkohet me 106 vota pro

Zv/kryeministrja Ledina Mandia emërohet me 119 vota pro dhe 2 vota kundër

2-Fatmir Xhafaj shkarkohet me 104 vota, 5 kundër

3-Dritan Demiraj emërohet me 107 vota pro, 4 kundër

Ogerta Manastirliu shkarkohet me 114 vota pro, 4 kundër

4-Arben Beqiri emërohet me 118 vota pro, 3 kundër

Olta Xhaçka shkarkohet me 113 vota pro dhe 2 kundër

5-Xhulieta Kërtusha emërohet me 118 vota pro dhe 3 kundër

Arben Ahmetaj shkarkohet me 107 vota pro dhe 3 kundër

6-Helga Vukaj emërohet me 116 vota pro dhe 2 kundër

Lindita Nikolla shkarkohet me 109 vota pro dhe 1 kundër

7-Mirela Karabina emërohet me 111 vota pro dhe 3 kundër

Petrit Vasili shkarkohet me 102 vota pro dhe 10 kundër

Gazment Bardhi emërohet me 106 vota pro dhe 3 kundër