OSBE: Policia do të jetë e paanshme, të luftojë kanabisin

321

Bernd Borchardt, ambasadori i OSBE-së sot ka pasur një takim me kreun e Policisë, Haki Çako dhe me kreun e KQZ-së, Denar Biba. Në prag të zgjedhjeve të 17 qershorit ka nisur dhe trajnimi i punonjësve të Policisë së Shtetit për ruajtjen e zgjedhjeve nga të tri institucionet.

“Më pak se tre muaj dhe shkojmë drejt zgjedhjeve që janë gur themeli për demokracinë. Kemi bërë shumë progres në proceset zgjedhore; besoj se në këto zgjedhje, Policia do të jetë e paanshme dhe do të vazhdojë të luftojë kanabisin”,- tha Borchard.

Kreu i KQZ-së, Denar Biba, nga ana e tij, sugjeroi se zgjedhjet shkojnë më mirë kur Policia nuk duket shumë.

“Ne sot duhet të kishim konstituuar KZAZ, nuk i kemi për mundësi objektive. Dy partitë kryesore që duhet të kishin ofruar kandidatët nuk i kanë ofruar. Ne do të jemi në krahun tuaj, duke ofruar ekspertizën e KQZ për t’ju trajnuar. Dua të them edhe një shprehje: Kur policia nuk është në zgjedhje është mirë. Sa më pak që të dukeni, aq më mirë do të thotë se ka shkuar situata”, tha Biba.