“Ngërçi politik”, shqetësimi i Guvernatorit Sejko: Pasoja edhe në ekonomi

319

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se nëse kriza politike do të zgjasë do të ketë pasoja për ekonominë e vendit.

 “Natyrisht, nëse do ketë zgjatje të tensionit do të ketë një rishikim ekonomik në rënie.

Në parim, nëse ka zgjatje të tensionit politik do të ketë ndikim në nivelin e investimeve, besimin e konsumatorit dhe për investimet e huaja”, tha Sejko.

Por ai u shpreh optimist për kapërcimin e situatës.

“Unë kam besim që gjërat do kthehen në drejtimin e duhur”, theksoi Sejko.