Nga dita e sotme, Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës patrullime të përbashkëta

461

Policia shqiptare dhe ajo e Kosovës, nga dita e sotme kanë nisur patrullimet e përbashkëta, gjë e cila tani është kthyer në një traditë.

Turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës sot kanë udhëtuar për në Republikën e Shqipërisë për të kryer patrullime rrugore së bashku.

Për nisjen e patrullimeve do të mbahet një konferencë për media në pikën e kalimit kufitar Morinë-Vërmicës, pastaj patrullat e Policisë së Kosovës do të hyjnë në Shqipëri, për të kryer detyrën konkrete sipas memorandum bashkëpunimit.

Kjo realizohet referuar bashkëpunimit të vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me Policinë e Shtetit të Republikës së Shqipërisë bazuar edhe në memorandumin e bashkëpunimit të firmosur nga autoritetet policore të të dyja shteteve për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit të verës.