NEGOCIATAT/ Presidenca: Vazhdojmë me kontaktet

257

Presidenca e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me tryezën e takimit Basha-Rama.

Me ftesë të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani sot u zhvillua një takim midis Kryeministrit të vendit z. Edi Rama dhe Liderit të opozitës Lulzim Basha.

Gjatë takimit palët prezantuan pikëpamjet e tyre mbi krizën politike dhe rrugët e zgjidhjes së saj.

Presidenti i Republikës vijon të mbajë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisi.