Mos i neglizhoni këto simptoma, mund të tregojnë praninë e kancerit

297

Sa herë që dëgjojmë fjalën kancer, nuk mund ta mohojmë se kemi një ndjenjë frike dhe ankthi.

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë gjithmonë alarmante dhe tregojnë një rritje të rasteve të prekura me kancer.

Mënyra më e mirë për të mposhtur këtë sëmundje është të dish ta parandalosh. Në qoftë se vini re ndryshime të pazakonta në organizmin tuaj, duhet të mos i neglizhoni, por të lajmëroni menjëherë mjekun tuaj.

Bëhet fjalë për disa simptoma të thjeshta që vazhdojnë të përsëriten me një ritëm të shpejtë dhe thuajse të paarsyeshëm:

• Kollitje e vazhdueshme
• Humbje gjaku pas ciklit menstrual
• Temperaturë e lartë
• Rënie e menjëhershme në peshë
Dhimbje të përsëritura muskulore
• Shfaqje e të nxirave që nuk shërohen
• Fryrje të barkut
Ndryshime në organin riprodhues (Kjo vlen për të dyja gjinitë)
Dhimbje e vazhdueshme e syve
• Hemorragji e vazhdueshme