Meta për krizën politike: Po shkojmë në drejtim të paditur

445

Kryetari i Kuvendit ka folur nga Kuçova për të zgjidhur krizën politike në vend. Sipas kryeparlamentarit, partitë politike duhet të ulen në tryezë dhe të dialogojnë për të zgjidhur këtë krizë që ka bllokuar jetën parlamentare dhe po rrezikon zgjedhjet.

Sa i përket çadrës së protestës së opozitës, Meta theksoi se kjo nuk është asgjë e re.

“Çadra nuk është një fenomen i ri në Shqipëri. Proceset zgjedhore në Shqipëri kanë qenë të deformuara, duhet dialog politik i të gjitha partive, çdo vonesë na çon në drejtim të paditur. Partitë të krijojnë klimën e duhur për zgjedhje. Zgjedhjet e qeta duan dialog dhe mirëkuptim, duhet vullnet maksimal për dekriminalizimin”, u shpreh Ilir Meta.

Kujtojmë se 4 vite më parë, më 1 prill u nënshkrua marrëveshja për koalicionin PS-LSI.