Merret në mbrojtje familja e ish-zyrtarit të policisë Artan Cukut

316

Familja e ish-zyrtarit të policisë Artan Cuku që u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet, është marrë në mbrojtje nga forcat e policisë.

Pranë banesës së familjes Cuku në ‘Rrugën e Kosovarëve’ qëndrojnë efektivë të policisë, të cilët mbajnë nën monitorim pjesëtarët e shtëpisë.

Gruaja dhe dy fëmijët e ish-komisar Cukut do të jenë nën mbrojtjen policore për një afat të pacaktuar, të paktën deri në zbardhjen e vrasjes.

Deri tani, policia nuk është fokusuar në asnjë pistë konkerte të vrasjes së ish-kolegut të tyre.

Dyshimet më të forta janë se ngjarja e rëndë mund të ketë lidhje me punën e Artan Cukut kur ishte larguar ende nga radhët e Policisë së Shtetit.