Mbyllet zyrtarisht çadra e PD, Basha mban fjalimin e fundit…por pa aleatët

362

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbajtur fjalimin e fundit sot natën në çadër. Ai tha se me marrëveshjen e arritur vjen republika e re për shqiptarët.

Basha tha se tani, pas çadrës vjen një mision tjetër i madh, ai i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ndërkohë, Basha tha edhe se tashmë, “koha e maskarenjve ka ikur”.

Mbyllet zyrtarisht çadra pas 3 muajsh, Basha: Marshojmë drejt fitores

Pas tre muajsh qëndresë çadra e PD-së u mbyll sot me nisjen e fjales se kreut te PD-se, Lulzim Bashes.

Ai tha sot pas arritjes se marreveshjes se tashme demokratet mashtrojne drejt fitores.

“Sot, ju dhe ne jemi e ardhmja e Shqiperise Europiane”, tha Basha. “Per 90 dite qendruat stoike perballe krimit dhe shantazhit. Ajo qe ju ndezet eshte flaka e shpreses. Kauza jone ishte e drejte dhe qendresa epike”, tha Basha.

“Kjo levizje rrezoi sot muret e mykura te Republikes se Vjeter. Muret e keshtjelles se mykur te Republikes se Vjeter rane vetem prej qendreses suaj. Askush nuk ju trembi dot. Askush nuk na kthen dot ne rrugen qe kemi nisur”, tha Basha.

“Beteja jonë për zgjedhje të lira e të ndershme u kurorëzua jo me rrëzimin e qeverisë por vetëm gjysmës së saj, me garanci që duhen të zbatohen nga fillimi deri në fund. Por beteja jonë për zgjedhje të lira nuk përfundon këtu.

Kjo është vetëm nxemja, ndeshja fillon pas 1 jave dhe ne marshojmë drejt fitores. Bashkë me betejën tonë ne do të vazhdojmë deri në fund projektin tonë të madh të Republikës së Re, së qytetarëve, që do t’i japë fund komplotit politik dhe ekonomik që ka sunduar këtë vend.

Kjo lëvizje sot shembi muret e kështjellës së mykur të republikës së vjetër. Muret e kështjellës së mykur së republikës së vjetër ranë vetëm me qëndresën tuaj. Askush nuk na kthen dot nga rruga që kemi nisur. 90 ditë dhe Shqipëria tashmë nuk është sic ishte, por 37 ditët e ardhshme kjo lëvizje nuk do të ulet, nuk do shpërndahet, por do të marshojë në cdo cep të Shqipërisë.

Kështjella e republikës së vjetër do të bjerë përfundimisht me bashkimin e zemrave tuaja fitimtare. Kurrë më parë në këto 27 vite nuk ka njohur Europa një bashkim të tillë vullnetesh si kjo lëvizje e pathyeshme”, u shpreh Basha.