Mbledhja e grupit të PD , Basha jep porositë për protestën e 13 majit

291

Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ku po diskutohet për protestën e 13 majit që do të mbahet në Tiranë.

Syri.net mëson nga burime brenda mbledhjes së Basha ka kërkuar nga deputetët dhe anëtarët e PD që të nisin përgatitjet në terren për organizimin e protestës.

“Të nisim menjëherë punën në terren për protestën e 13 majit. Përvoja e fituar në Kavajë është e vlefshme për rrugën në vijim. Pjesëmarrje masive, demonstrim vendosmërie, por paqësisht dhe brenda parametrave demokratike. 13 maji është një stacion në rrugën për fitoren e kauzës qytetare dhe politike. Qëndresë deri në fund për zgjedhje të lira e të ndershme”, ka thënë Basha.

Protesta e opozitës ditën e shtunë më 13 maj ishte parashikuar të mbahej sot në Kavajë, por për shkak se PS tërhoqi kandidatin, PD anuloi protestën.