MATURA/ Provimi i gjuhës së huaj, ja si do të përllogariten pikët

353

Ministria e Arsimit ka publikuar përgjigjet e sakta për provimin e gjuhës së huaj.

Janë rreth 40 mijë maturantë që u testuan ditën e djeshme në të gjithë vendin. Testi për provimin e gjuhës së huaj kishte 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet me 50 pikë.

Vlerësimi i përgjigjeve të maturantit bëhet me pikë, të cilat ekuivalentohen në notë të përshkallëzuar.Përgjigjet e provimit të gjuhës së huaj pritet të dalin Brenda datës 20 qershor. Edhe këtë vit nuk ka ndryshuar formula e pranimit të kanidatëve në universitet, ku përparësi d të ketë mesatarja.

Pas rreth 4 orësh të qëndruari në klasë 40 mijë maturantë në vend kanë përfunduar provimin e anglishtes. Provimi ka nisur në orën 08:30 dhe përfundoi rreth orës 12:30 të së hënës. Maturantët e gjimnazit “Ismail Qemali” kanë ndarë emocionet e para pas provimit.

Ata shprehen se kanë qenë nën vëzhgim të rreptë ndërsa nuk besojnë se teza të ketë dalë para provimit siç u aludua në media. “Nuk mendoj se mund të dalë teza. Nuk na lanë të komunikojmë, na kanë qëndruar te koka duke na vëzhguar.

Në klasë ishte një person që kontrollonte ndërsa edhe ne korridor ka pasur njerëz të tjerë që vëzhgonin”, tha një nxënës. Një maturanti i duhen së paku 10 pikë për të qenë kalues.

Pas katër ditësh, maturantët do t’i nënshtrohen provimit të dytë me detyrim, gjuhës shqipe dhe letërsisë, ndërsa në datën 15 qershor zhvillohet provimi i Matematikës. Të fundit, dy provimet me zgjedhje ku do të futen maturantë të rinj e të vjetër, të përcaktuara në formularin A1/A1Z do të zhvillohen në datën 23 qershor, shkruan Shqiptarja.com.

Për sa i përket provimeve të tjera Ministria e Arsimit thotë se: Maturanti praqitet në qendrën e provimit, 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit. Në momentin e paraqitjes në mjediset e provimit, duhet të ketë dokumentin e identifikimit dhe mjetet e nevojshme si: laps, vizore, kompast, makinë të thjeshte llogaritëse.

Kandidati plotëson testin me stilolaps me një ngjyre. Në pyetjet me alternativa, maturanti rrethon vetëm shkronjën përbri pergjigjes së saktë. Nëse rrethon më shumë se një alternativë, ose nuk rrethon asnjë alternativë, vlerësohet me 0 pike.

Pas rreth 4 orësh të qëndruari në klasë 40 mijë maturantë në vend kanë përfunduar provimin e anglishtes. Provimi ka nisur në orën 08:30 dhe përfundoi rreth orës 12:30

Testi për provimin e gjuhës së huaj kishte 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë

Përgjigjet e provimit të gjuhës së huaj pritet të dalin brenda datës 20 qershor. Edhe këtë vit nuk ka ndryshuar formula e pranimit të kanidatëve në universitet, ku përparësi d të ketë mesatarja.