MasterCard prezanton kartën e kreditit më të sigurt deri sot

280

Kredit kartelat janë shumë të ekspozuara ndaj keqpërdorimeve nëse ato humbin dhe se PIN kodi është i lehtë për tu vjedhur, andaj MasterCard ka prezantuar modelin e ri të kredit kartelës me nivel të shtuar sigurie.

E quajtur si kredit kartela biometrike, ajo ka një lexues së shenjave të gishtërinjve me anë të së cilit gjatë çdo pagese që bëni krahason shenjat e gishtërinjve me ata që janë të ruajtur në sistem, transmeton Express.

Në rast se kjo kartelë bie në duart e hajdutëve, ata nuk do të mund ta përdorin atë.

Ky qark është kompatibil me pothuajse të gjithë lexuesit e kartelave që sot janë në treg.

Ky projekt nga MasterCard është duke u testuar në Afrikën e Jugut dhe besohet që shumë shpejt do të filloj të përdoret në vende tjera ku operon kjo e fundit.