Maqellarë, kushte skandaloze të konsultores shëndetësore (FOTO+VIDEO)

498

Është folur shumë për investime në shëndetësi, ku kryefjala ka qenë vetëm koncesioni. Por krejt e kundërta paraqitet gjendja në një konsultore në Maqellarë të Dibrës. Siç raporton newsbomb.al, gjendja e konsultores në një nga fshatrat e Maqellarës është në kushte skandaloze. Duke filluar nga dyert, dritaret, lagështia në mure dhe mungesa e mjeteve më bazike për ofrimin e kujdesit shëndetësor.

Deputeti i sapodalë nga zgjedhjet e qershorit, por edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja e ka trumpetuar me të madhe, disa herë, investimet që po kryheshin në qendrat shëndetësore në Maqellarë. Banorëve të Maqellarës ju ishte premtuar se do të kishin edhe një autoambulancë, e cila do të ishte pranë qendrës Shëndetësore, në mënyrë që të gjitha urgjencat e zonës të shkojnë në një kohë më të shpejtë drejt Spitalit të Peshkopisë.

Por siç zbuloi emisioni “STOP” në televizionin Klan pak muaj më parë, një ambulancë e tillë nuk kishte mbërritur në Maqellarë.

/bulqizaime.al/