Makina del nga rruga në Mat, humb jetën 51 vjeçari

589
Vendi i aksidentit ne Mat. Foto: D. Kurti

Një aksident i rëndë u shënua të enjtjen e 21 marsit në vendin e quajtur ish-pularia, 2 km në hyrje të qytetit të Burrelit.

Një automjet tip kamioçinë ka dalë nga rruga duke përfunduar 20 metra në humnerë.

Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit shtetasi Besim Daçi, rreth 51 vjeç.