Lista e PD, zbardhen emrat e parë të kandidatëve

299

Duket se ka nisur të marrë formë edhe listat e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qeshorit. Burimet kanë thënë se deri më tani dy aleatë kanë rënë dakord me formulën e propozuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Siç kanë konfirmuar edhe vetë aleatët, Nard Ndoka mësohet se do të jetë kandidat për deputet në listën e PD-së në Shkodër. Nga ana tjetër në lista do të jenë edhe dy kandidatë të tjerë nga PDK.

Edhe aleati tjetër kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka konfirmuar se do të jetë kandidat në listën e PD-së në Tiranë. Edhe kjo parti do të ketë dy kandidatë të tjerë në listën e PD-së.