Lirohet Ramush Haradinaj

344

Gjykata në Colmar të Francës ka vendosur që ta lirojë ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Gjykata në Colmar ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinjat.

Mbi të rëndonin akuzat e autoriteteve të Serbisë për, siç thuhet, krime lufte të kryera në periudhën e viteve 1998-1999.

Në gjykatë ishin  shkuar zyrtarë të vendit, ndërkohë që jasht saj ishin mbledhur një numër i madh i qytetarëve, të cilët prisnin vendimin për Haradinajn.

Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit  në janar të këtij vitit, nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhet, krime lufte në Kosovë.

/bulqizaime.al/