LETRA/ PS-LSI kërkesë KQZ-së: Të shtyhet afati i regjistrimit të partive dhe koalicioneve

271

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i janë drejtuar me anë të një kërkese Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve.

Në kërkesë shkruhet se partitë e ASHE janë në përpjekje të vazhdueshme për të mundësuar pjesmarrjen e  plote te te gjithe spektrit ekzistues politik te vendit ne zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise te dates 18.06.2017.

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë përgatitur kërkesën për shtyrjen e regjistrimit të koalicionit në KQZ.

Kërkesa është hartuar nga kryetarët e grupeve parlamentare të PS-së dhe LSI-së, Gramoz Ruçi dhe Luan Rama.

Afati për regjistrimin e koalicioneve në KQZ përfundon sot në mesnatë.

Neni 65 pika 1 e Kodit Zgjedhor përcakton se “dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve”.

Nga ana tjetër, opozita ka paralajmëruar se nuk do të regjistrohet në KQZ dhe as nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit pa përmbushur më parë kushtin e saj për qeveri teknike.