Ky është problemi më i madh me iPhone 8

306

Kompania “Apple” dëshiron që të sjellë një celular krejtësisht të ri për përvjetorin e dhjetë këtë vjeshtë, duke e paketuar pajisjen me veçori të reja dhe dizajn të ri.

Por, një ndryshim i tillë i ka edhe kostot e veta – që nënkupton se celulari do të ketë një çmim prej 1,000 euro kur të publikohet zyrtarisht.

Rivali më i madh i “Apple”, koreani Samsung, celularin Galaxy S8 e ofron me një çmim prej 820 euro në Evropë, kështu që Apple duhet ta mbajë një çmim më real.

Analistët thonë se Apple-it i kushton më shumë që ta bëjë iPhone-in e ri, duke thënë se ndryshimet në dizajn kanë bërë që të ketë rritje në çmim viteve të fundit.

Për shkak se kompania po dëshiron të fusë një ekran të ri OLED në iPhone, Apple-t do t’i kushtojë më shumë që ta bëjë celularin e ri.

Kështu, problemi më i madh me iPhone 8 padyshim do të jetë çmimi i tij – një çmim ky shumë i lartë krahasuar me celularët e tjerë. /albeu.com/