Koço Kokëdhima kërcënon Ramën me 25 mijë vota socialiste

426
Ish deputeti socialist Koco Kokedhima, duke folur gjate nje konference per shtyp, ku i eshte pergjigjur ambasadorit amerikan Donald Lu, te cilin e ka akuzuar se ka neperkembur etiken diplomatike dhe eshte nxitur nga ata njerez te cilet goditen mandatin e tij ne Gjykaten Kushtetuese./r/n/r/nFormer Socialist lawmaker, Koco Kokedhima, speaking during a press conference, where he responded to US Ambassador Donald Lu, accused him of trampling ethics diplomatic and was encouraged by those people who hit his mandate Constitutional Court.

Kreu i lëvizjes “Zgjidhja”: Nëse në kongres, nuk e pranojnë platformën tonë për demokratizimin e PS-së, largohemi.

Drejtuesi i lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, kërcënon kryetarin e PS-së Edi Rama, me 25 mijë anëtarë që ai thotë se i ka në lëvizjen e tij brenda Partisë Socialiste. “Nëse nuk do të pranohet platforma jonë në kongresin e  ardhshëm të PS-së, ne do të ofrohemi si alternativë  jashtë PS-së”, ka thënë Koço Kokëdhima në emisionin “Fol me mua Fol me ata” të gazetarit Enkel Demi, në Televizionin Publik Shqiptar. Kokëdhima thotë se i ka 25 mijë anëtarë në këtë lëvizje të cilët sipas tij kërkojnë një tjetër Parti Socilaiste, ndryshme nga ajo që po drejton kryetari Edi Rama.

I pyetur se çfarë ka ndryshuar në drejtimin e kësaj partie prej kohës kur ai u privilegjua dhe u zgjodh deputet në qarkun e Vlorës i dyti pas kryeministrit Rama, Kokëdhiam ka shmangur përgjigjen për pyetjet direkte se çfarë kishte ndodhur në raportet e tij me Ramën, ndërkohë që PS nuk ka asnjë ndryshim në drejtim prej kohës kur Kokëdhima ishte ndër njerzit që drejtonte këtë parti përkrah Ramës.  Ai foli për parime dhe për demokraci të brendëshme në PS-së duke harruar angazhimet e tij në elitën drejtuese të kësaj partie i mbështetur direkt nga kryeministri Rama.