Koalicioni opozitar vendos mosregjistrim dhe protestë kombëtare në Kavajë në 7 Maj

315

Ka përfunduar mbledhja e Partisë Demokratike me aleatët duke rikonfirmuar qëndrimin për të mos u regjistruar për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Sot është afati i fundit për partitë politike për t’u regjistruar në KQZ, por opozita është shprehur e vendosur në kushtet e saj.

Opozita refuzon të regjistrohet në zgjedhje deri në arritjen e një pakti politik, ku kërkohet krijimi i një qeverie teknike, për të garantuar votën e lirë.

Megjithatë, kreu i KQZ, Denar Biba ka shtyrë afatin për regjistrimin e partive, duke e çuar atë më 19 prill.

Ndërkohë, Partia Demokratike paralajmëron një protestë të madhe në Kavajë, më datë 7 maj, kur është parashikuar të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale.