KMSH nis aksionin për të mbështetur familjet në nevojë gjatë muajit të Ramazanit, ja si mund të kontriuboni

220

Zyra e Gruas në Komunitetin Musliman të Shqipërisë në bashkëpunim me Medresenë e Tiranës, kanë nisur fushatën për grumbullimin e pakove ushqimore për familjet në nevojë.

Besimtarët që dëshirojnë të japin sadakanë e fitrit mund të bëhen pjesë e kësaj fushate e cila mbyllet natën e Kadrit. Pakot do të shpërndahen gjatë muajit të Ramazanit.

Organizatorët e nismës kanë menduar se kushdo që do ti bashkohet kësaj nisme sublime ajo që duhet të bëjë është të drejtohet pranë selisë së Komunitetit Muslima të Shqipërisë dhe të depozitojë atje shumën minimale prej 2 mijë lekësh të reja (ose 20 mijë lek të vjetra) me të cilat do të blihen ushqimet e që më pas do të paketohen për tu shpërndarë pranë familjeve në nevojë.

Për të gjithë të interesuarit, që duan më shumë informacion Komuniteti Musliman Shqiptar, ka vendosur në dispozicion edhe një numër kontakti (Telefon 0674362300), dhe kushdo që zemra ia do të bëjë sevap në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, është i mirëpritur.