KLSH: Kamerat e policëve u blenë si ‘sekret’, 7 herë më shtrenjtë

208

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë kallëzim penal për 7 punonjës të Policisë së Shtetit për abuzimet në tenderin e blerjeve të kamerave të trupit të efektivëve të policisë.

Për shkeljet e gjetura, KLSH ka paraqitur pranë Prokurorit të Përgjithshëm kallëzim penal për 4 punonjës të Policisë së Shtetit që kanë hartuar referencat e tenderit, si dhe për 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për kamerat e trupit. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se kamerat e trupit të efektivëve të policisë janë blerë 7 herë më të shtrenjta se çmimi i tregut vendas dhe të huaj.

Vlera e tenderit ishte 541 milionë lekë, kurse dëmi i shkaktuar buxhetit kap vlerën e 189 milionë lekëve. KLSH thotë se tenderi u klasifikua qëllimisht “sekret” për të shmangur konkurrencën. Konkluzionet e auditit u bënë publike në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për Policinë e Shtetit për periudhën 2014-­2016. /Panorama