Klos, vetëvritet 20 vjeçari

438

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së martës në Klos, ku një 22-vjeçar është vetëvrarë me armë gjahu. Sipas policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në fshatin Kurdari-Klos.

I riu Julian Çeliku, rreth 20 vjeç, banues në fshatin Kurdari-Klos është vetëvrarë në njërën nga dhomat e banesës, me armë gjahu teke. Arma e gjahut është me leje në emër të babait të tij.

Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor dyshohet se vetëvrasja ka ndodhur si pasojë e depresionit.

/bulqizaime.al/