Klos/ Shkolla “Tahir Hoxha” feston 70 – vjetorin e hapjes

1050

Shkolla 9-vjeçare “Tahir Hoxha” në Klos, e para e ciklit 7 – vjeçar në Mat ka festuar këtë 7 Mars 70 – vjetorin e hapjes.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë mësues, përfaqësues të pushtetit vendor dhe deputeti i Dibrës, Bedri Hoxha.

Në këtë 70-vjetor në ambientet e shkollës ishte çelur edhe një pavion ku ishin ekspozuar fotot e mësuesëve që kanë punuar në këtë shkollë, por edhe ekspozita me piktura e ish-nxënësit të kësaj shkolle, Nuri Shira.

Fatmir Neli, drejtori i këtij institucioni arsimor në fjalën e tij deklaroi se hapja e kësaj shkolle ishte ngjarja më e rëndësishme në arsimin matjan dhe zhvillimin e tij të mëtejshëm.

Shkolla 9-vjeçare “Tahir Hoxha” në Klos u hap në vitin 1947, vetëm tre vite pas Luftës Nacional Çlirimtare duke qenë i pari institucion arsimor 7-vjeçar në rrethin e Matit.

/bulqizaime.al/