Klos, përplaset me zetorin, humb jetën 32-vjeçari

411
Foto ilustrative

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Suç të Klosit.

Një 32-vjeçar që ishte duke drejtuar një motoçikletë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një një zetor. Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i vdekur drejtuesi i motoçikletës M.Ll, rreth 32 vjeç, banues në fshatin Suç.

Drejtuesi i zetorit, P.Gj, rreth 49 vjeç, banues në  fshatin Suç është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

/bulqizaime.al/