Klos, dhunuan punonjësit e policisë, në pranga tre persona

504
Foto ilustrative, qyteti i Klosit

Dhunuan punonjësit e postës së policisë në Klos, Policia e Matit ka arrestuar tre persona. Mësohet se në pranga kanë rënë:

Seldio Ballazhi, 31 vjeç

Vilson Ballazhi, 21 vjeç

Adrian Kurti, 22 vjeç, të gjithë banues në fshatin Gurrë e Madhe-Klos.

Sipas policisë, mësohet se arrestimi i tyre u bë pasi, në qytetin e Klosit personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin janë konfliktuar për motive të dobëta me disa persona të tjerë. Për qetësimin e situatës kanë ndërhyrë shërbimet e policisë për të parandaluar konfliktin e mëtejshmëm. Personat e arrestuar kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë në stacionin e Klosit.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

/bulqizaime.al/