Kjo ndodh në Burrel, fshatarët vjedhin sinjalistikat rrugore për të thurur tokat

387

Një ngjarje me të vërtetë e paprecedent ka ndodhur pranë fshatit Burgajet në rrugën që lidh Burrelin me Rrëshenin.

Disa fshatarë të papërgjegjshëm kanë vjedhur sinjalistikat rrugore nga rruga kryesore dhe i kanë vendosur rreth rrugicës që lidh këtë rrugë me disa shtëpi aty pranë. Një ngjarje të tillë zor se mund ta shohësh në ndonjë vend tjetër të botës, transmeton JOQ.AL.

Këto foto janë thjesht pa koment. Është e habitshme se si u ka shkuar mendja për një veprim të tillë madje e çuditshme se si asnjë organ shtetëror nuk ka marrë asnjë masë.