Kina ndërton ‘Pandën’ diellore

370

Energjia e rinovueshme është e mirë për mjedisin por dhe njëkohësisht rrit edukimin ndër të rinj kur ajo prezantohet në forma absolutisht mahnitëse.

Një fushë me panele diellor që do të shfrytëzoj energjinë diellore është ndërtuar në Datong të Kinës, por projetuesit kanë sjellë një dizajn paksa të paparë ndonjëherë. Grupi i Energjisë së Re, një nga operatorët më të mëdhenj të energjisë së pastër në vend, ndërtoi një fermë diellore 248 hektarë në formën e një pande gjigante, transmeton businessinsider.com.

Faza e parë, e cila përfshin një fabrikë 50 megavat, përfundoi më 30 qershor, sipas revistës PV. Projekti sapo ka filluar të japë energji në një rrjet në Kinën veriperëndimore dhe një panda e dytë është planifikuar për në fund të këtij viti.

I quajtur Panda Power Plant, do të jetë në gjendje të prodhojë 3.2 miliardë kilovat orë energji diellore për 25 vjet, sipas kompanisë. Kjo do të eliminojë miliona ton qymyr që do të ishin përdorur për të prodhuar energji elektrike, duke ulur emetimet e karbonit me 2.74 milion ton.

Grupi i Energjisë së Re punoi me Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP)për ta bërë Panda Power Plant një realitet. Projekti është pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve në Kinë rreth energjisë së pastër, shkruan UNDP në një deklaratë.

Grupi shpreson që të ndërtojë më shumë Power Plant diellore në formë panda, në të gjithë Kinën në pesë vitet e ardhshme.

/bulqizaime.al/