Këtë javë Tahiri dëshmon në Prokurori për çështjen Shullazi

362

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në kuadër të hetimeve ndaj Emiljano Shullazit dhe bandës së tij.

Syri.net mëson se Tahiri është kontaktuar javën e kaluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke i kërkuar që të paraqitej vullnetarisht për të dhënë deklarimin e tij për çështjen në fjalë.

Por, ish-ministri refuzoi që të paraqitej në Prokurori dhe kërkoi që t’i dërgohej një njoftim me shkrim.

Tahirit i kërkohet të dëshmojë për rastin e Emiljano Shullazit, për mënyrën sesi i ka mësuar kërcënimet që Shullazi i ka bërë rektorit Mynyr Koni dhe rektorit Dhore Kule gjatë procesit të zgjedhjeve në universitete dhe se ç’masa mori për këtë çështje.