Ja kush janë profesionet që paguhen më shumë në Shqipëri

299

A e dini se cilat janë profesionet që zyrtarisht paguhen më shumë. Po ato që paguhen më pak?

Sipas INSTAT, në vitin 2016, pesë grup-profesionet me pagën mesatare mujore bruto më të lartë janë: Drejtues  administrativë dhe komercialë; Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit; Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara; Specialistë të administrimit dhe biznesit; Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë.

Paga mesatare mujore bruto është më e ulët për grup-profesionet në të cilat niveli i aftësive të kërkuara është i ulët, të tilla si: Prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare; Punëtorë për shitje dhe shërbime të ndryshme në rrugë; Ndihmës në përgatitjen e ushqimit; Punonjës të përpunimit të ushqimit, drurit, tekstileve dhe tjera të ngjashme; Punonjës të prodhimit të sendeve të imta; Punonjës të punëve me dorë (artizanët) të shtypshkrimit dhe të tjera të ngjashme.

INSTAT e ka publikuar këtë informacion në Anketën e Forcave të Punës për vitin 2016.

Të dhënat për pagat mesatare të secilës kategori nuk janë publikuar ende.