Iphone 8 më i shtrenjti në historinë e Apple

225

Gazeta Nikkei, më e madhja nga gazetat financiare në botë shkruan se iPhone 8 do të jetë shumë më ndryshe nga celularët e tjerë të Apple, duke pësuar një ndryshim të madh.

Sipas disa raportimeve të fundit nga sajtet teknologjike iPhone do të lancojë tre konfigurime të reja në iPhone këtë vit.

Dy nga këto do të jenë përditësime të iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus dhe i treti do të jetë iPhone 8 me një ekran të ri OLED dhe i madh 5.8 inç.

Kjo nënkupton se iPhone 8 do të ketë ekranin më të madh që ndonjë celular i Apple ka pasur ndonjëherë.

Nikkei pretendon se iPhone 8 do të jetë gjithashtu edhe celulari më i shtrenjtë që Apple ka lançuar ndonjëherë. Kjo lidhet me një raport të fundit nga KGI Securities që thotë se celulari do të kushtojë më shumë se 1,000 dollarë.