Instant Games tani në Facebook Messenger

329

Facebook ka sjellur lojërat Instant Games për Messenger në nëntor të vitit të kaluar, dhe që nga atëherë, tipari ka qenë i mundshëm vetëm për përdoruesit që ndodhen në SHBA.

Megjithatë, që nga sot, Instant Games do të bëhen publike në mbarë globin, tek të gjithë 1.2 miliardë përdoruesit e Messenger.

Numri i lojërave është shtuar poashtu. Varësisht se prej nga jeni, ose çfarë pajisje përdorni, ju mund të çaseni në mbi 50 tituj të lojërave dhe më shumë të tjera do të shtohen në javët vijuese.

Words with Friends është tashmë në platform së bashku me EverWing. 8 Ball Pool do të lansohet poashtu së shpejti.