Incidenti në Burrel – Ish-deputeti Bedri Hoxha goditet nga një person para takimit të Bashës

620

Një incident është regjistruar në Burrel para takimit të Bashës me simpatizantët demokratë në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kreut të PD.

Ish-deputeti demokrat Bedri Hoxha është goditur nga një person pranë Pallatit të Kulturës. Hoxha është dërguar në spital për t’u mjekuar.

Hoxha ka bërë denoncim në komisariatin e Policisë Mat, ku shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat kanë bërë shoqërimin e shtetasit D.Ç, në ambjentet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin :

D.Ç, 59 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale  “Dëmtime të tjera me dashje’’, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Mat  për veprime të mëtejshme.

/bulqizaime.al/