Ilir Meta dorëhiqet nga drejtimi i LSI-së

565

Ilir Meta u zgjodh dje Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, por sot në një konferencë për shtyp deklaron se heq dorë nga drejtimi i LSI dhe çdo funksion tjetër në parti.

Detyrimet e mia si President fillojnë më 24 korrik, deri atëherë mund të vijoj të gjitha angazhimet e mia politike dhe institucionale. Do vijoj të jem Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë deri në ditën e betimit si President i vendit, do jap dorëheqjen para betimit. Të enjten e ardhshme është seanca e fundit plenare, do vijoj të jem në këtë detyrë deri para betimit si Presidnet. Edhe pse mund të vazhdoj të jem kryetar i LSI deri më 23 korrik, kam vendosur që sot në mbrëmje pas përfundimit të listave të heq dorë nga ky fiunkson dhe të gjitha funksionet drejtuese”, – tha Meta.